<a href="http://www.drenicaj.de/?p=27"><b>Kujdes nga virusi i ri në Facebook “Chuck Norris ka vdekur”?</b></a>
 

Ktheni Facebook’un e vjetër?

27 January, 2012 Mesime No comments
Ktheni Facebook’un e vjetër?

Pjesa më e madhe e përdoruesve janë të bezdisur nga ndryshimet që po i bënë Facebook. Riorganizimi i fundit i profileve Timeline është edhe një arsye tjetër për urrejtjen e këtij rrjeti social.

Ne kemi përgaditur për ju 5 shtojca për Google Chrome dhe Mozilla Firefox, që do të ju ndihmojnë të ktheni Facebook’un e vjetër.

Eshtë e ditur se ne nuk mund ta kthejmë komplet Facebook’un siç ishte dikur dhe për një kohë afat gjatë, por

Read more

Shtëpia e Bardhë me faqe zyrtare në Google+

27 January, 2012 Te Rejat No comments
Shtëpia e Bardhë me faqe zyrtare në Google+

Shtëpia e Bardhë është një simbol i pushtetit dhe është qëndrimi zyrtar më i fuqishmi në botë. Mbajtja në kontakt me më shumë se 300 milionë njerëz është e rëndësishme, kështu që cila është zgjidhja më e mirë për këtë sesa interneti, një rrjet social në këtë rast.

Faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në Google+, ka arritur të grumbulloj më shumë se 32 mijë njerëz. Përveç njoftimeve dhe takimeve të shumta që do të postohen në këtë faqe, nuk do të mbesin prapa edhe fotografi dhe video të ndryshme nga stafi dhe nga takime të ndryshme.

 

Mirë se vini në faqen e Shtëpisë së Bardhë në Google+! Këtu mund të gjeni lajme nga blogu zyrtar, foto dhe video nga prapa-skena, gjithashtu edhe shanse të shumta për angazhim me zyrtarë të administratës. Një gjë interesante që na ka pëlqyer në Google+ është tipari Hangouts. Në faqen tonë ne do të përdorim Hangouts për Shtëpinë e Bardhë me zyrtarë të administratës që përfshijnë tema nga ekonomia dhe teknologjia. Disa përdorues të Google+ do të ftohen për t’u bashkuar në Hangout me Shtëpinë e Bardhë dhe të kenë një bisedë me ekspertë të politikës. Por pjesa më e mirë është se edhe nëse nuk jeni në Hangout, ju mund të shihni të gjitha bisedat live në WhisteHouse.gov, në këtë faqe të Google+ dhe në kanalin tonë në YouTube.

iPhone 5 me ekran më të madh do të arrijë në verë?

27 January, 2012 Mobile, Te Rejat No comments
iPhone 5 me ekran më të madh do të arrijë në verë?

Sipas një burimi të Foxconn, prodhuesi i komponentave kinez për Apple, është i gatshëm të prodhojë iPhone 5. Sipas këtij burimi, shkruan 9to5mac, tashmë ka disa kopje të telefonit i cili ka 4 inch ekran prodhuar nga LG.

Asnjë nga modelet nuk ka dizajn ngjajshëm si Mac Book Air, i cili është i lakuar, siç ishte spekuluar, as edhe si verzioni i iPhone 4S. Sipas burimit, asnjë nga dizajnet nuk është final. Dhe siç e dini edhe ju gjithçka mund të ndodh me Apple.

Pritet telefoni i ri të shfaqet këtë verë, në WWDC 2012 konferencën e Apple e cila do të mbahet më 10 qershor.

Apple vlen më shum se shteti Grek!

27 January, 2012 Te Rejat No comments
Apple vlen më shum se shteti Grek!

Apple vlen 400 milijard dollarë. Kjo është vlera më e madhe që ka arritur ndonjëher Apple. Kjo kompani momentalisht është më e vlefshme në botën e teknologjisë.

Vlera rekorde e Apple është më e madhe se PBB(Produkti i Brendshëm Bruto) i Greqisë, Austris, Argjentinës dhe Afrikës së Jugut. Më shum krahasime interesante se sa vlen Apple, mund të shikoni tek blogu Things Apple IS Worth More Than.

Apple javën e ardhshme duhet të publikon raportin e saj financiar për vitin 2011, në ndërkohë analistët parashikojnë se gjigandi teknologjik përdallim nga viti i kaluar do të ketë rritje të shitjeve për rrreth 45%.

(via CNN)

Kujdes nga virusi i ri në Facebook “Chuck Norris ka vdekur”?

27 January, 2012 Blog, Te Rejat No comments
Kujdes nga virusi i ri në Facebook “Chuck Norris ka vdekur”?

Shumherë janë shfrytëzuar viktima të ndryshme në Facebook, duke i përdorur emrat e yjeve të njohur nëpër botë për të vjedhur llogaritë e përdoruesve të Facebook dhe për infektimin e kompjuterëve të tyre me viruse.

Këtë herë, si objektiv është zgjedhur aktori i njohur komik, Chuck Norris, dhe kushdo që klikon në Facebook mbi lidhjen me titull “Chuck Norris dies at age 71! Not a Joke.” ka mundësi të infektoj kompjuterin e vet me virus.

Kjo lidhje ka edhe përshkrimin e vet, ku shfaq një video kinse se si ka vdekur Chuck Norris-i. Pas klikimit të lidhjes nga ju kërkohet që të shpërndani këtë lajm me miqtë tuaj në Facebook, e pastaj edhe një formë regjistrimi për kinse një shërbim me pagesë në celularët tuaj.

Kujdes: Mos klikoni në çdo lidhje që e shpërndajnë miqtë tuaj. Sa herë që shihni diçka të dyshimtë, kërkoni pak në internet rreth asaj dhe konfirmoni se a është e vërtetë apo lidhje e rrezikshme.

Bëni faqen më të popullarizuar

25 January, 2012 IT & PC, Mesime No comments
Bëni faqen më të popullarizuar
Në një artikull të postuar së fundi në pcworld.com diskutohet në pika të shkurtëra mundësia sesi secili mund të sjellë një portal online, por sesa e vështirë është që ai portal të bëhet i dukshëm para të tjerëve, dhe veçanërisht sa vështirë është të mbahen vizitorët.

Lincoln Spector nga PCWorld sugjeron që në rend të parë faqja të jetë miqësore dhe së dyti të jetë miqësore me motorët e kërkimit. Ja disa sugjerime edhe më specifike:

Dizajnojeni mirë: Gjithnjë bëjeni të kënaqshme për syrin dhe të lehtë për tu naviguar. Nëse webi ka shumë faqe, zhvilloni një strukturë përmes së cilës njerëzit mund të navigojnë me lehtësi, në vend se të hidhni para tyre shumë linqe përnjëherësh.

Shkruani mirë: Gjithnjë lexoni tekstin dy herë para se ta postoni. Përmirësoni gabimet gramatikore (… ne kërkojmë falje për gabimet gramatikore që na ndodhin si PCWorld Albanian, por janë gabime që lexuesit nganjëherë na falin e nganjëherë na rekomandojnë t’i përmirësojmë…). Shfrytëzoni gjuhë precize dhe mos filozofoni.

Qëndroni në temë: Mos u përhapni në të gjitha anët. Rrini të fokusuar në faqen tuaj, dhe në një grusht temas që ju intersojnë… jo të gjitha.

Linka në fjalë jo fotografi: Për ueb navigim, një fjalë peshon sa një milion fotografi. Një link është shumë më me rëndësi për motor kërkues në fjalë sesa në fotografi.

Shfrytëzoni tags për titull dhe përshkrim: Motorët kërkues i ofrojnë prioritet këtyre teksteve në këto tags dhe zakonisht i shfaqin përmbajtjet e tyre në faqet e rezultateve. Pra mendoni me kujdes rreth asaj që dëshironi të vendosni.

Tentoni të lexoni përmes syve të një vizitori. Tags duhet të përshkruajnë qartë faqen. E ku ta vendosni këtë tekst? Në HTML kodin e faqes suaj, titulli shkon mes <tittle> dhe </tittle>. Përshkrimi shkon brenda meta tags që duket diçka si kështu:

<meta name=”description” content=”Këtu duhet të shkruhet teksti përshkrues. Ai mund të jetë I gjatë dhe më i detajuar sesa titulli.” />.

Përshkruani imazhet: Kur ju shfrytëzoni fotografi, emërtoni skedarët e tyre. Gjithashtu mbushni opsionet tjera të vendosjes së imazhit në artikull. Teksti alternative është për njerëzit që nuk mund t’i shohin imazhet, por gjithashtu ndihmon motorët kërkues.

Në HTML duket kodi kështu:

<img src=”http://urltopicture/filename.jpg” alt=”Teksti juaj alternative është këtu” />.

Në fund, linkat mund të jenë jashtëzakonisht të rëndësishëm për të tërhequr vizitorë. Kjo është shumë me rëndësi për njerëzit që lexojnë, kështu që vendosni linqe në kuadër të artikujve që postoni.

Si të largoni shumë persona nga miqësia në Facebook?

25 January, 2012 Mesime No comments
Si të largoni shumë persona nga miqësia në Facebook?
Me Timeline-in tashmë të lëshuar, mund të vërehet aktiviteti i shokëve në Facebook, por ndoshta për dikë që ka shumë shokë në Facebook është e pakëndshme dhe e vështirë përcjellja e aktiviteteve të tyre. Ndoshta dikush do të dëshironte që t’i largonte të gjithë ata që nuk i njeh të cilët i ka shtuar kot së koti. A ekziston ndonjë rrugë e lehtë që mund të ndihmojë në kryerjen e kësaj? Përgjigja është po.

 

 

Kjo mund të bëhet por duhet të bëhet përpara se të përdoret Timeline. FacebookDeletes është një skript Greasemonkey për Firefox që do t’ua mundësojë fshirjen e shumë shokëve në Facebook me një kuti të thjeshtë. Me skriptin e instaluar, ju duhet që të shkoni tek faqja juaj e miqve ku do të shihni një buton “Facebook Delete Friends”. Tani, ju duhet të kontrolloni kutitë e personave të cilët nuk dëshironi më që t’i keni në listën e miqve në Facebook.

Nëse tashmë e keni instaluar Timeline, nuk duket të jetë një rrugë e qartë për të fshirë të grup të shokëve menjëherë.